Prishtina ka një kërkesë për diasporën: Ejani të na përkrahni

Prishtina do të zhvillojë ndeshjen e rrethit të parë kualifikues të Europa League të martën.

Kundërshtar është skuadra nga Luksemburgu, Fola Esch, një skuadër mjaft serioze kjo.

Rrugëtimi i Prishtinës që filloi suksesshëm pas eliminimit të skuadrës nga Gjibraltari, Europa FC, me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve prej 6-1, vazhdon menjëherë në Luksemburg.

Klubi ka bërë të gjitha përgatitjet përkundër vështirësive me dokumentacione për shkak të paisjes me viza e cila po shkakton probleme për klubet nga Kosova.

“Ftojmë të gjithë bashkëkobasit tanë të mbushin stadiumin prej katër mijë vendesh në përkrahje të Prishtinës”, shkruan në postimin e publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Stade Emile Mayrisch është stadiumi i skuadrës Fola Esch dhe ka kapacitet prej 4900 ulësesh.

Lokacioni i stadiumit është në jug të qytetit Esch sur Alzett, në jug-perëndim të Luksemburgut.