Prishtina ka menduar për tifozët, shikoni veprimin e klubit për ndeshjen me Norrkopingun

Dhjetëra autobusë, të siguruar nga FC Prishtina, do t’i bartin tifozët prishtinas drejt Mitrovicës sot, për ta përcjellë ndeshjen ndërmjet Bardhekaltërve dhe Norrkopingut në Europa League, shkruan sot gazeta Zëri.

“Plisat” e kanë paralajmëruar pjesëmarrjen masive në ndeshjen evropiane që luhet sonte në stadiumin “Adem Jashari”.

Ndërkohë, klubi prishtinas ka njoftuar se biletat po shiten në numër të kënaqshëm dhe ato do të vazhdojnë të shiten edhe sot në Mitrovicë.

 

Dhjetëra autobusë drejt Mitrovicës për ta mbështetur Prishtinën në Europa League prishtina norrkoping Pri-Norrk