Prishtina godet, përforcohet me amerikan

Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e amerikanit Zeek Woodley nga liga e kolegjeve NCAA.

Lojtari që luan në pozitën “2” ka luajtur për Northwestern State.

Kampioni i Kosovës njofton se 23-vjeçari në kolegj kishte një mesatare prej 17 pikë për ndeshje dhe 41 për qind saktësi për treshe.

“Veç asaj ai njihet mjaft për lojën atraktive dhe ngulitjet e shumta që pritet ta elektrizojnë palestrën tonë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Prishtina ka emëruar edhe trajnerin e ri ditë më parë pas klubi kampion do ë udhëhiqet nga Ahmet Kandemir.