Prishtina-Gjilani, rezultat i papritur në Superligën e Juniorëve

Gjilani e ka shënuar rikthimin në Superligën e juniorëve për mrekulli, duke mposhtur në udhëtim skuadrën e Prishtinës.

Gjilanasit kanë fituar me rezultat të ngushtë, 2:1, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Golat e fitores për ekipin e kuq i shënoi Altin Aliu në minutat 14′ dhe 29′, raporton faqja zyrtare e Prishtinës.

Ndërkohë, për prishtinasit realizoi Bleon Sekiraqa në të 66-tën.

Superliga U19 – Java I

Prishtina – Gjilani 1:2 (0:2)
Golat: Bleon Sekiraqa 66’ – Altin Aliu 14’, 29’
Gjyqtarë: Petrit Rama, Shqiprim Lladrovci, Getoar Thaqi – Drenas
KV: G. Leci, B. Sekiraqa, R. Ramadani – A. Aliu, O. Osmani, A. Ismajli

Prishtina: Laurit Behluli – Getuart Leci, Xheladin Zeqiri, Egzon Statovci, Heroid Avdiu (Ardian Shaljani) – Ramush Ramadani, Bleon Shaqiri (Çlirim Lepaja), Kastriot Selmani – Bleon Sekiraqa, Lis Ahmeti (Kujtim Fetahu), Riza Zhdrella (Trimron Selimi). Zëvendësues: Alban Reka, Arbër Bulliqi, Bleuron Kaçiu. Trajner: Fadil Berisha.

Gjilani: Petrit Terziu – Osman Osmani, Ibrahim Iseni (Mergim Zeqiri), Elon Jakupi, Kujtim Dubova, Arlind Ismajli (Lavdrit Mehmeti), Qendrim Ismajli, Edison Kqiku (Fatlind Ademi), Altin Aliu, Arbër Mustafa, Blendi Krasniqi (Taulant Korbi).