Prishtina gati dy përforcime për ndeshjen e radhë në Ligën e Evropës

Në raundin e ardhshëm, prishtinasit do të luajnë kundër klubit nga Luksemburgu, CS Fola Esch.

Kjo pasi Prishtina ka shënuar fitore me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 11 korrik në Luksemburg, ndërsa ajo e kthimit më 19 korrik në “Adem Jashari”.

Prishtina për këtë ndeshje do t’i ketë gati dy super transferimet e bëra më herët, Armend Thaqin dhe Leotrim Bekteshin.

2.Bekteshi-Ejupi-Thaqi

Dyshja nuk kishin të drejt lojë pasi që Gjilani nuk i kishte lejuar të luajnë.

Por Prishtina edhe pa ta kaloi një raund, ndërsa nga loja e ardhshme dyshja janë gati./GazetaOlle/