Prishtina fiton testin e fundit anti-Feronikeli

Prishtina ka shënuar fitoren e fundit para ndeshjes së superkupës me Feronikelin.

Fituesit e DigitAlb Kupës mposhtë Trepçën ’89, 2:0, në miqësoren e luajtur sot në “Riza Lushta”.

Sipas raportit të faqes së FC Prishtina, afrikani Abdul shkëlqeu në këtë takim, duke shënuar edhe golin e parë në minutën 38, pas asistimit nga Mankenda, përcjellë Gazeta Olle. Shifrat në 2:0 i dërgoi, sulmuesi vushtrrias, Labinot Osmani.

Të shtunën, Prishtina takohet me Feronikelin në “Shahin Haxhiislami” të Pejës.

Skuadrat e nisën takimin me këto formacione:

Trepça ’89: Bledar Hajdini – Perparim Islami, Leutrim Troshupa, Edon Pasoma, Arber Potoku, Dijar Mustafa, Ylber Maloku, Shpetim Idrizi /c/, Daut Maxhuni, Florent Hasani, Fiton Hajdari. Kryetrajner: Bekim Shotani.

Prishtina: Alban Muqiqi – Lorik Maxhuni, Armend Dallku /c/, Debatik Curri, Liridon Leci – Mergim Pefqeli, Endrit Krasniqi, Lorik Boshnjaku, Gauthier Mankenda – Blend Baftiu, Basit Abdul Khalid. Kryetrajner: Kushtrim Munishi.