Prishtina fiton ndeshjen e cila u zhvillua në dy ditë

Z Mobile Prishtina ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen ndaj Yllit të zhvilluar në Therandë.

Ndeshja kishte filluar qysh ditën e shtunë mirëpo u ndërpre për shkak të sjelljeve të shikuesve të cilët provuan të sulmonin gjyqtarët e ndeshjes, njofton GazetaOlle.

Mirëpo FBK vendosi që ndeshja të luhet sonte me fillim prej orës 19:00, duke filluar në atë minut ku ishte nërprerë.

Në fund ndeshjen e fitoi Prishtina me rezultat 93-98.

Dardan Berisha ishte më i dalluari me 27 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime.
Te Golden Eagle Ylli më i dalluari ishte Clayton Everett me 32 pikë./GazetaOlle/