Prishtina fiton me përmbysje ndaj Llapit, mysafirët akuzojnë gjyqtarin

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi, duke përmbyur Llapin në pjesën e dytë.

Mysafirët e mbyllën pjesën e parë në epërsi, por Prishtina realizoi dy herë në pjesën e dytë për të fituar takimin 2:1, përcjellë Gazeta Olle.

Llapjanët e nisën ndeshjen shumë mirë duke kaluar në epërsi me Behar Maliqin.

1:0 përfundoi pjesa e parë ani pse dy ekipet patën raste të mira për gola tjerë.

Prishtina e filloi furishëm pjesën e dytë dhe gjeti barazimin me Khalid.

Ekipi i Bylbyl Sokolit mbeti me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Bujar Idrizit nga gjyqtari Dardan Çaka.

Goli i fitores erdhi në minutën e 91 nga Mario Morina, për të cilin mysafirët protestuan në pozitë jashtë loje por kot.

Lojtarët mysafir rrethuan gjyqtarin Dardan Çaka pas përfundimit të sfidës, duke protestuar për vendimet e tij. /Gazeta Olle/