Prishtina është gati, ja sa kushton bileta për t’i parë kampionët

Sigal Prishtina do të debutojë sonte në Ligën e Kampionëve në basketboll.

Bardhekaltrit do të luajnë ndaj ekipit bjellorus, Tsmoki Minsk, në kërkim të fitores së parë dhe historike, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:30, shkruan zeri.info.

Dhe, për ata që duan të shkojnë në palestër, respektivisht në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, çmimi i biletave për ndeshjen e sontme ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Tsmoki Minskut është 3 euro.

Sigal Prishtina

Trajneri Ahmet Kandemir thotë se ia ka bërë hyzmetin ekipit të Sigal Prishtinës, të cilin e ka përgatitur sa duhet ndërsa pret nga “trimat” e tij që në parket ta japin më të mirën për ta eliminuar kundërshtarin bjellorus, Tsmoki Minsk.

Ndeshja e parë në mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet sonte nga ora 18:30 në Prishtinë.

Ai e sheh këtë si një mundësi të mirë për ta promovuar edhe basketbollin kosovar në Evropë.

sigali

“Pas pranimit në FIBA është hapur një dritare e re për basketbollin dhe për shtetin e Kosovës. Është një mundësi e mirë për lojtarët vendorë që t’i shfaqin vlerat e tyre. Në Ligën e Kampionëve bëjnë pjesë ekipe me buxhet të lartë dhe shumë serioze. Për ne është një fillim i ri. Por, kapaciteti i lojtarëve e luan rolin kryesor dhe mund të jetë më i rëndësishëm sesa buxheti i një klubi”, theksoi fillimisht trajneri turk.

“Ne e kishin një kohë mjaft të shkurtër për t’u përgatitur, por lojtarët kanë reaguar mjaft mirë dhe jemi mjaft të përgatitur. Në këtë fazë është më mirë që lojën e parë ta zhvillosh si mysafir, sidoqoftë ne do të mundohemi t’i fitojmë të dyja ndeshjet. Do të punojmë në këtë drejtim. Unë besoj dhe shpresoj në përkrahje të madhe të tifozëve, që bashkërisht ta arrijmë fitoren e parë”, vazhdoi Kandemir, sipas të cilit për klubin, por edhe për shtetin kjo është një ndeshje e rëndësishme.

Sigal champions

Ai e konsideroi kundërshtarin si ekip shumë të mirë, por jo edhe të pamposhtur, ndërkohë që ka kërkuar nga ekipet kosovare ta marrin shembull Slloveninë, pasi suksesi nuk është i pamundur për një vend të vogël.

sigal-prishtina-pa-telashe-ndaj-bc-beroe_hd