Prishtina e vërtetë, bënë një hap të madh drejt titullit kampion

Kjo është Sigal Prishtina e vërtetë. Me lojë të mençdur dhe dominuese ndaj tërë ndeshjes, kryeqytetasit kanë mposhtur Bashkimin, për të bërë një hap të madh drejt titullit kampion.

Bardhekaltërit triumfuan 81:65 dhe tani rezultati në fitore është 2:1 për ta, shkruan Gazeta Olle.

Kryeqytetasve iu duhet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion, derisa Bashkimit për të shkruar historinë, i duhet të fitojë të dy ndeshjet e fundit.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ishin tifozët Plisat dhe Arpagjikët e Prizrenit, që krijuan spektakël.

SigalPrishtina-Bashkimi

loading...