Prishtina e nis me fitore garën në FIBA Europe Cup

KB Prishtina ka shënuar fitore bindëse në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ndaj klubit ukrainas, Cherkaski Mavpy në kuadër të FIBA Europe Cup.

Me dhjetë pikë epërsi Prishtina e mbylli përballjen e sotme, 92-82, transmeton Koha.net.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Dardan Berisha, i cili shënoi 26 pikë. E tek ekipi mysafir Brandon Young ishte më efikasi me 21 pikë.

Prishtina bën gara në Grupin E të FIBA Europe Cup së bashku me Bakken Bears (Danimarkë), Cherkaski Mavpy (Ukrainë) dhe Steaua Bucuresti (Rumani).