Prishtina e mëson kundërshtarin e radhës nëse e kalon xhiron e parë në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti në Nyon të Zvcirës për raundin e parë kualifikues të Europa Ligës, derisa fati ka qenë me skuadrën kryeqytetase Prishtina.

Dhjetë herë kampionët e vendit do të përballen me ekipin CS Fola Esch nga Luksemburgu, gjithnjë nëse e kalon kundërshtarin e parë në raundin preliminar Europa FC nga Gjibraltari, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja e parë mes Prishtinës dhe Europës, zhvillohet më 28 qershor, kurse ajo e kthimit më 5 korrik.

Ndërkohë ndeshjet e raundit të parë kualifikues do zhvillohen më 12 dhe 19 korrik.

12299868