Prishtina e ka një njoftim të rëndësishëm, ja çka u vendos sot

Prishtina vazhdon përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Evropës, përcjellë Gazetaolle.com.

Klubi kryeqytetas ka mbajtur sot paradite seancën e fundit stërvitore në Gjakovë dhe pasdite është rikthyer në kryeqendër.

Dy herë në ditë stërvitje në fushën e Vëllaznimit

Klubi ndërkaq, përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, ka bërë me dije se ndeshja miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës U19 e paraparë të luhej nesër në Kastriot, nuk do të zhvillohet aty pas të reshjeve të shiut.

“Ndeshja patjetër që do të zhvillohet nesër, por fusha se ku do të luhet caktohet paradite dhe iu njoftojmë me kohë”, thuhet në këtë njoftim.

Arsim Thaqi