Prishtina e fiton Kupën

Klubi i futbollit Prishtina (femrat), e udhëhequr nga trajneri Suad Keçi, ka mposhtur me rezultat 5:1 ekipin 13 Qershori nga Theranda 5:1, në finalen e Kupës së Kosovës, që u zhvillua në stadiumin e Prishtinës. Për Prishtinën realizuan: Advie Veliu (9’, 14’, 53’), Qëndresa Krasniqi (34’-nga penaltia) e Edona Kryeziu (36’) dhe për therandasit: Albiona Berisha (27’). Është ky triumfi i dytë i futbollisteve të Prishtinës në këtë edicion. Edhe edicionin e kaluar, Keçi me ekipin e tij të femrave pati fituar titullin dhe Kupën.