Prishtina duhet të ketë shumë kujdes, shikoni formën momentale dhe historinë e Norrkopingut

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i raundit të parë të Europa League.

Prishtina u vendos në grupin e nëntë së bashku me Jelgava (LVA), B36 Torshavn (FRO), Connah’s Quay Nomads (ËAL) dhe Ballymena United (NIR).

Kundërshtarët e mundshëm të klubit kryeqytetas ishin ekipet bartëse të këtij grupi, siç IFK Norrkoping (Suedi), Odd (Norvegji), HJK Helsinki (Finlandë), Ferencvaros (Hungari) dhe Nomme Kalju (Estoni).

Pas tërheqjes së shortit skuadra nga Kosova u caktua të luajë kundër IFK Norrkoping nga Suedia.

Ndeshjet e para zhvillohen më 29 qershor, kurse ato kthyese më 6 korrik.

IFK Norrköping ka një traditë bë futbollit suedez. Klub që u themelua me 29 maj të vitit 1897 apo ka traditë 120 – vjeçare.

Kapaciteti i stadiumit të saj është 17.234 shikues.

Kampionati në Suedi tashmë po luhet derisa pas xhiros së 13-të, Norrkoping ndodhet në pozitën e dytë me 27 pikë, aq sa ka lideri Malmo, por me golaverazh më të mirë.

Duke e parë formën e këtij ekipi, ky lajm nuk është i mirë për Prishtinën. /Gazetaolle.com

Rezultate imazhesh për IFK norrkoping 2017

Rezultate imazhesh për IFK norrkoping 2017