Prishtina – Drita, pritet të luhet në këtë stadium

Prishtina dhe Drita do të luhet larg kryeqytetit. Ndeshja më e rëndësishme e kampionatit pritet të luhet në Pejë.

Stadiumi “Shahin Haxhiislami” pritet të jetë arenë e ndeshjes që vlen për titull kampioni.

Në këtë stadium, Prishtina i ka luajtur të gjitha ndeshjet e stinorit pranveror si vendas.

Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës i kanë thënë Gazetës Olle se Prishtina zyrtarisht nuk ka bërë kërkesë se ku do ta luajë takimin me Dritën dhe për këtë kanë afat deri nesër.

Sidoqoftë, Olle mëson se kryeqytetasit janë pajtuar që edhe këtë sfidë ta luajnë në Pejë.