Prishtina-Drita në kryeqytet? Kjo është kërkesa e fundit

Plisat kanë bërë një kërkesë që finalja e kampionatit Prishtina-Drita, të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë

“Nga: “Plisat Prishtinë”

K Ë R K E S Ë

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të lartëcekura si dhe gjithë ju dashamirë të sportit.

Tifogrupi ynë “Plisat” bashkë me qytetarët e Prishtinës kërkojnë që pas gati 3 vjet pritjesh, peripetish dhe vështirësive të funksionimit të klubit të futbollit Prishtina bashkë me ne Plisat, si shkak i renovimeve në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës të kthehemi në ndeshjen vendimtare-jetike për klubin tonë, mu në shtëpinë tonë si vendas për ndeshjen finale të kampionatit për këtë edicion, Prishtina – Drita.

Ne gjithmonë duke qenë falenderues për investimin e bërë ndaj MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës për renovimin e bërë në stadiumin tonë, konsiderojmë që ka ardhur momenti më i veçantë dhe më i mirë i mundshëm që të zhvillohet ndeshje kampionale në qytetin tonë pas gati 3 vjet pritje.

Qytetarët e Prishtinës bashkë me tifozët më besnik të klubit meritojmë një mundësi të tillë, ngase dihet mirë që fitorja eventuale me 2 ose më shumë golla do e shpallte klubin tonë të zemrës Kampion të Kosovës në Futboll si dhe nënkuptohet pjesëmarrëse në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve të Europës.
Ju lutem merrni për bazë gjendjen ekonomike të qytetarëve të cilët mezi po ja dalin të mbijetojnë e leremë të bëjnë shpenzime ekstra të cilat janë të konsiderueshme për çdo qytetar të Kosovës normal edhe për qytetarët e Prishtinës të cilët hiç më mirë nuk qëndrojnë.

Çdo qytetar i Prishtinës e ndjen për obligim që të jetë pranë klubit të zemrës në këto momente vendimtare andaj ju lutem na e mundësoni një gjë të tillë duke na lejuar që ndeshjen e fundit Kampionale, Prishtina – Drita ta ndjekim nga afër në Stadiumin e Qytetit tonë.Plisat si gjithmonë premtojmë spektakël si dhe anim korrekt drejt objektivave madhore të klubit KF Prishtina dhe Qytetarëve të Prishtinës pra për Titullin Kampion dhe Kupën e Kosovës.

Duke shpresuar që kërkesa jonë do të has në mirëkuptim nga ana juaj, presim që sa më shpejtë që është e mundur të merret vendimi i shumëpritur nga të gjithë ne”.

01.Lir-Pri-0-1-11maj2018