Prishtina do të luajë miqësore me skuadren e njohur shqiptare nga Maqedonia Veriore

Prishtina e drejtuar nga Mirel Josa dje ka luajtur ndeshjen e parë miqësore pas dështimit në Ligën e Evropës.

‘Bardhekaltërit’, kanë luajtur baras 1-1 me Flamurtarin në stadiumin ‘Xhemail Ibishi’, shkruan GazetaOlle.com.

Tashmë skuadra e Prishtinës ka konfirmuar miqësoret e radhës para fillimit të edicionit të ri.

Ndeshja që spikat nga pesë miqësoret është ajo ndaj Shkupit në Çair.

Ky takim do të zhvillohet me 27 korrik.

Nga pesë ndeshjet e ardhshme, spikat ajo me Shkupin në Çair të shtunën më 27 korrik.

Prishtina – Ulpiana, e mërkurë 24 korrik, stadiumi i Flamurtarit
Shkupi – Prishtina, e shtunë 27 korrik, Çair, Shkup
2 Korriku – Prishtina, e mërkurë 31 korrik, stadiumi i 2 Korrikut
Dukagjini – Prishtina, e shtunë 3 gusht, në Klinë
Onix – Prishtina, e mërkurë 7 gusht, Istog