Prishtina dhe Trepça ’89 po luftojnë për këtë futbollist

Sot është pajisur me leje-kalimin nga ekipi i Teutës, Arsen Sykaj, i cili shpalli dje “divorcin” me Teutën e Durrësit.
Shkodrani 27-vjeçar pas dy sezonesh në Durrës, i dha fund kontratës së tij, pasi mund të lëvizë drejt kampionatit kosovar.

Mbrojtësi i qendrës, pikërisht pas pajisjes me dokumentacionin e nevojshëm për të qenë i lirë, menjëherë ka marrë kontakte nga dy ekipe të elitës së futbollit kosovar.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se ka qenë Prishtina, megjithatë, nuk përjashtohet as mundësia nga skuadra që ka tashmë nën drejtim Gugash Magani.

Tekniku peqinas e njeh mirë Sykajn, pasi ishte ai që e afroi te Teuta dy vite më parë. Teksa trajneri po vijon të bëjë merkato te Trepça ’89.

Pritet në orët në vijim që të vendosur për lojtarin në fjalë.

received_10156314961193641