“Prishtina dhe Drita kanë mbetur në det duke e pritur peshkun kurse Batatina e ka në tigan duke e ngrënë”

Skuadra e Llapit ka vazhduar me transferime në afatin kalimtar të janarit, përcjellë GazetaOlle.com.

Kampionët e vjeshtës në futbollin e Kosovës së fundmi e kanë transferuar sulmuesin e Vllaznisë së Pozheranit, Festim Alidema i cili ka shkëlqyer në vjeshtë në futbollin kosovar.

Festim-Alidema

Lajmi është konfirmuar për GazetaOlle.com nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“Jam shumë i kënaqur pasi që e gjithë Kosova po e vlerëson punën time profesionale për të afruar talente.

Festim Alidema la kushte marramendëse te Prishtina dhe Drita e Gjilanit e shumë skuadra të tjera për tiu bashkuar Llapit. Prishtina dhe Drita kanë mbetur në det duke e pritur peshkun kurse Batatina e ka në tigan duke e ngrënë. Talentet e futbollit i bashkohen trajnerit më korrekt dhe profesional”, ka thënë Tahir Batatina për GazetaOlle.com. Alidema u kërkua edhe nga disa ekipe jashtë vendi. /GazetaOlle.com/