Prishtina-Beroe, koha e rregullt mbyllet me rezultat drithërues

Mbyllet në barazim koha e rregullt në ndeshjen ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bereoes, e zhvilluar në Ligën Ballkanike.

Skuadrat barazuan në parket 81:81 dhe tashmë na presin vazhdimet, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Aksioni i fundit iu takoi vendësve por s’arritën ta konkretizonin, ndërsa mysafirët rrezikuan në sekondën e fundit me një goditje nga largësia, që për fat të mirë nuk përfundoi aty ku e ka vendin.