Prishtina bën pyetje befasuese në rrjetet sociale para duelit ndaj Llapit

Prishtina ka dy ndeshje që nuk fiton, duke marr një barazim ndaj Dukagjinit dhe duke humbur si vendas ndaj Feronikelit.

E ndeshja e radhës për kryeqytetasit është takimi ndaj Llapit, shkruan Gazeta Olle.

Prishtina në këtë ndeshje kërkon fitore, ndërsa në rrjetet sociale ka pyetur se mund të këndellet pikërisht ndaj Llapit.

Më poshtë postimi i FC Prishtinës:

A mundet Prishtina të këndellet që në ndeshjen me Llapin?

Prishtinë, 8 nëntor 2019 – Bardhekaltrit janë dy ndeshje pa fituar dhe tani i pret tjetër ndeshje e vështirë, në Podujevë tek rivalët e Llapit.

Se a mundët Prishtina të fillon këndelljen nga kjo përballje, mbetët të shihet në ndeshjen e nesërme. Por, çdo ekip i madh dhe kur nuk i mungon cilësia e merr vetën pikërisht nga përballjet e vështira.

Përndryshe, dy skuadrat ndajnë pozitat 4 dhe 5 me nga 24 pikë të tubuara, ndërsa skuadra llapjane pati fituar ndeshjen e parë të këtij edicioni duke triumfuar për herë të parë në histori të klubit në “Fadil Vokrri”.