Prishtina befason me kapitenin e ri

E pabesueshme por e vërtetë. Në dy ndeshjet e fundit miqësore të Prishtinës, kapiten i tyre është Kreshnik Lushtaku.

Lojtari i ardhur vetëm gjashtë muajt e fundit ka bartur shiritin e kapitenit edhe në takimin me Vëllaznimin të luajtur të shtunën në Gjakovë, pavarësisht se titullar ishte edhe kapiteni i deritashëm, Liridon Kukaj, shkruan Gazeta Olle.

Titullar ishte edhe Liridon Leci e Endrit Krasniqi, që edhe më parë kanë veshur fanellën bardhekaltër, por duket se shtabi teknik ka vendosur për Lushtakun. Ende nuk dihet nëse ai do të jetë kapiten edhe në ndeshjet kampionale.

prishtinaaa