Prishtina barazon pa gola në ndeshjen e parë ndaj Folas

Prishtina nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtimin e tyre në Luksemburg tek skuadra Fola në ndeshjen e fazës së parë kualifikuese për Ligën e Evropës.

Prishtina në këtë ndeshje pati mbështetje edhe nga tribunat, ku disa tifozë shqiptarë që jetojnë në Luksemburg, kishin ardhur të mbështesin skuadrën nga kryeqyteti i Kosovës.

Ata i dhanë ngjyra shqiptare stadiumit, duke vendosur flamuj si të Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës.Pjesa e parë e ndeshjes kaloi pa raste të mira shënimi, si nga vendasit ashtu edhe nga Prishtina.

Lojë më e mirë u pa në pjesën e dytë, kur skuadrat hapen ndeshje duke provuar të gjejnë golin. Pavarësisht tentimeve, gola nuk solli as pjesa e dytë, duke bërë që ndeshja të përfundoi barazim 0-0.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Mitrovicë, në stadiumin ‘Adem Jashari’.