Prishtina apo Feronikeli, kampion vjeshtor, ja orari i tri ndeshjeve të fundit të vjeshës

Prishtina 33 pikë, Feronikeli 32, Llapi 26. Deri në fundj të stinorit vjeshtor kanë mbetur edhe tri javë.

Bazuar në gjendjen e tanishme, është e vështirë të dihet nëse Prishtina apo Feronikeli do të dimërojnë në vendin e parë.

Në tri ndeshjet e fundit, të dyja këto skuadra kanë orar të përshtatshëm, shkruan Gazeta Olle.

Prishtina pret Ballkanin, është mysafire e Ferizajt dhe pret Dritën.

Feronikeli pret Ferizajn, është mysafire e Dritës, ndërsa vjeshtën e mbyll me Flamurtarin në “Rexhep Rexhepi”.

 

 

Java 15

Feronikeli – Ferizaj

Prishtina – Ballkani

Llapi – Drita

 

Java 16

Ferizaj – Prishtina

Drita – Feronikeli

Flamurtari – Llapi

 

Java 17

Prishtina – Drita

Feronikeli – Flamurtari

Llapi – Liria