Prishtina – 2 Korriku, rezultat i çuditshëm!

Prishtina ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore pas përfundimit të edicionit në Superligë.

Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa është ndeshur me rivalin lokal 2 Korrikun, ku e ka mposhtur me rezultat 8-2.

Bardh e kaltërtit kanë arritur të zhvillojnë një ndeshje shumë të bukur ku edhe kanë shënuar tetë herë në portën e 2 Korrikut.

Ergyn Ahmeti realizoi dy gola në këtë takim.

Ndërsa me nga një tjetër kontribuan Mërgim Pefqeli, Gauthier Mankenda, Abdul Bashiru, Arbër Hoxha si dhe dy futbollistë të rinj nga juniorët.