Prishtina 01 ‘pushton’ Malin e Zi

Prishtina 01 vazhdon të pushtojë turneun e futsallit në Ulqin të Malit të Zi, e mbase edhe të përfitojë tifozë falë lojës së shkëlqyeshme të djelmoshave tanë.

Suksesi i radhës u ‘prodhua’ sot me rezultat bindës 6:2, ndaj Krajës Etnike, që rezultati flet vetë për performancën që tregoi Prishtina 01.

Oso Gjinovci realizoi dy herë, kurse Agon Rexha, Getart Hyseni, Korab Muharremi dhe portieri Alfred Preniqi, realizuan nga një herë. Portieri shënoi supergol.

Kjo është fitorja e tretë e ekipit tonë, që siguron pozitën e parë në grup.

Nesër talohen me Sllogen, që pavarësisht rezultatit kryeqytetasit mbesin në vendin e parë.

FB_IMG_1515790071778