Prishtina 01 në finale, sukses i jashtëzakonshëm i klubit të formuar 6 muaj më parë

Prishtina 01 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës.

Bardhekaltërit fituan 7:2 ndaj Vitisë.

Djelmoshat prishtinas treguan lojë të fortë dhe dëshirë pë fitore duke i mbrojtur ngjyrat e klubit ashtu siç dinë djemtë e kryeqytetit.

Në këtë fitore historike të skuadrës prishtinas, Shefki Kamberi shënoi tri herë, Oso Gjinovci dy herë dhe nga një herë Korab Muharremi dhe Agon Ramadani.

Dueli final i Kupës ndërmjet Liburnit dhe Prishtina 01 zhvillohet më 17 shkurt në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.