Thyhet rekordi 10 vjeçar i Sadikut

Burim Sadiku njihet si portier kualitativ por edhe i disiplinuar, pasi që asnjëherë prej së është pjesë e skuadrave të Superligës nuk është ndëshkuar me kartonë të kuq.

Sadiku këtë fat e provoi për herë të parë në ndeshje kundër Feronikelit, ku gjyqtari i këtij takimi Kreshnik  Vula e lagoi nga loja 20 minuta nga fundi pas një prekje me dorë jashtë zonës.

Sadiku thotë se nuk i mbanë inat Vulës, pasi ia shpejgoi mirë atë që ai kishte bërë. “Ishte një ndjenë shumë e keqe kur e mora kartonin e kuq. Ata minuta që nuk isha në portë më janë dukur sikurse 20 vite. Po ta them të drejtën në fillim u bëra shumë nervoz por pasi gjyqtari ma shpjegoj situatën si ka qenë, normal u pajtova me të. Ky është kartoni im i parë prej se jam pjesë e skuadrave të Superligës”, tha fillmisht Sadiku për Gazetaolle.com

Ndalja e topit me dorë jashtë zonës, sipas Sadikut ia siguroi skuadrës një pikë. “Unë thëm se ja ka vlejt ky karton i kuq pasi shpëtova një gol të sigurt dhe në fund arritëm të marrim një pikë”.

Sipas portierit vushtrrias, skuadra e tij ka marrë shumë rezultatet të mira në këtë fillim pas që ka luajtur kundër skuadrave  pretendente për titull.

“Realisht nëse shikohet ecuria e këryre ndeshjeve jam i kënaqur pasi kemi pas një orar të vështirë dhe kemi luajtur kundër skuadrave që luajnë për titull dhe kemi arritur tu marrim shumë pikë. Disa na kanë mposhtur por disa i këmi mposhtur që kështu them se e kemi nisur mirë”, pohoi Sadiku.

Drenica mban pozitën e shtatë me 28 pikë të tubuara.