Prezervativë dhe “produkte seksi” për Manchester Unitedin

Kompania “Magic Freebies” është treguar zemërgjerë me klubin e Manchester United. Pas deklaratave të trajnerit Louis Van Gaal, se ai dëshiron një “United të eksituar”, kjo kompani ka vendosur për t’ia dhuruar klubit katër produkte falas.

Bëhet fjalë për prezervativ, guaca, Red Bull dhe lubrifikim dhe krem, përcjellë “Lajmi.net”. ”

Me ofertën tonë, Van Gaal dhe skuadra e tij do të ‘shënojnë’ rregullisht”, ka deklaruar zyrtari i “Magic Freebies”, Tom Bryant.

Nuk dihet nëse Unitedi i mori këto produkte para ndeshjes me Midtjyllandin, por nëse po, atëherë ato e treguan menjëherë efektin, pasi që skuadra fitoi 5:1.