Prezantuesja shqiptare e sportit e konfirmon lidhjen

Më në fund çifti i njohur Klea Huta dhe Elgit Doda kanë konfirmuar se janë në një lidhje dashurie. Asnjë fjalë, vetëm një foto, por që tregon gjithçka.

Prezantuesja e sportit dhe Elgiti kanë postuar të njëjtën foto në rrjetet sociale duke mos lënë më vend për hamendësime.

Së fundmi këngëtarja, moderatorja dhe aktorja e njohur Klea Huta ka mohuar lidhjen e saj me Elgitin kur u pyet nga Rudina Magjistari.

Madje ajo është shprehur e habitur për faktin se ajo ka një partner, aq më tepër që ai mund të ishte Elgiti.

Ndërkohë kant-autori i njohur i vënë përballë gazetarëve ka tentuar të mohojë këtë dashuri, por e ka tradhtuar fytyra, shkruan Ekspress.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar urimet për të dy.

Me këto foto i është dhënë fund çdo dyshimi dhe ata mund ta shijojnë të qetë dashurinë e tyre pa u munduar të fshihen apo të shmangin pyetjet e një pasnëjshme të medias.

 Fotografia e Klea Huta Fotografia e Klea Huta Fotografia e Klea Huta Fotografia e Klea Huta