Presioni në gjyqtarë dhe akuzat ndaj Agim Ademit, vënë Llapin dhe Batatinën në “listën e zezë” të KG të FFK-së

Llapi dhe Tahir Batatina janë vënë në listën e zezë të Komisarit të Garave të FFK-së. KG ka vënë në procedurë disiplinore klubin llapjan dhe drejtorin Tahir Batatina.
Motivi për Batatinën është presioni ndaj gjyqtarëve në ndeshjen me Ballkanin dhe tentimi për të hyrë në zhveshtore, shkruan Gazeta Olle.
Ndërkohë, akuzat pas ndeshjes se kryetari i FFK-së, Agim Ademi, u ka deleguar qëllimit Gramos Shalën për gjyqtar, kanë bërë që klubi i Llapit të rrezikojë dënimin.

VENDIMET E KG të FFK-së

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj KF Llapi. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes Llapi – Ballkani, ku ka pasur hudhje në fushë në minutat 52 dhe 53, dy mjete plasëse dhe katër shishe PVC. Edhe në minutën 85 ka pasur hudhje të tri shisheve PVC dhe një shkrepsë në fushë.

2. Ndaj drejtorit të KF Llapi, Tahir Batatina. Motivi: Presion dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve të ndeshjes Llapi – Ballkani, se janë deleguar qëllimisht nga krerët e FFK-së, për ta dëmtuar KF Llapin, si dhe tentim me forcë të hyjë në dhoma të gjyqtarëve pas përfundimit të pjesës ë parë të ndeshjes. E gjithë kjo sipas raportit të personit zyrtar të ndeshjes.

3. Ndaj KF Llapi. Motivi: Reagim josportiv ndaj krerëve të FFK-së, në faqen zyrtare të klubit ( facebook), ku sipas KF Llapi, gjyqtari kryesor është dërguar qëllimisht ta dëmtojë KF Llapin.