Presidenti Ilir Meta priti kampionët e xhudos

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim kampionët e xhudos me në krye Majlinda Kelmendin.

Në takim ishin edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe ai i KOKSH-it, Viron Bezhani.

“Një takim i ngrohtë me krenarinë e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova dhe trajnerin e tyre të mirënjohur Driton Kuka, ambasadorët e shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar në botë. I’u urova shumë suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”, besimplotë se do arrijnë të ngrenë lart flamurin e Kosovës. Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë”, ka shkruar Meta, raporton Gazeta Olle.