Presidenti i UEFA-s, Gianni Infantino, befason Vokrrin (FOTO)

Fadil Vokrri befasohet këndshëm nga miku i tij, presidenti i UEFA-s, Gianni Infantino.

Numri një i futbollit evropian i ka dërguar një telegram urimi presidentit të FFK-s, me rastin e ditëlindjes së tij.

“Në mesin e shumë telegrameve të urimit për ditëlindjen, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri sot ka marrë një urim edhe nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino”, thuhet në urimin e Infantinos.

“Në telegramin e tij presidenti i FIFA-s ka shprehur urimet e tij më të sinqerta, duke i dëshiruar presidentit Vokrri shëndet dhe lumturi si dhe e ka ritheksuar respektin e madh që ka për presidentin Vokrri”, shkruan më tej në letrën dërguar Vokrrit.

Numri një i futbollit kosovar sot mbushi 57 vjet.

infantinoooo

vokrri