Presidenti i klubit shqiptar nuk e dëshiron Mazrekajn, kjo është arsyeja

U fol shumë për trnasferimet e Tiranës dhe emrat që qarkullonin rreth bardhebluve.

Vetëm Emanuel Mensah është zbuluar se ishte shumë pranë Tiranës dhe sot mund të ishte nën urdhrat e Ardian Memës. Gjithsesi, emri i mbajtur i fshehtë është Mentor Mazrekaj.

Ish-sulmuesi i krahut, i cili ka veshur fanellën e Partizanit në kampionatin shqiptar ka qenë shumë pranë firmës me Tiranën, shkruajnë mediat shqiptare.

Lojtari është propozuar nga drejtuesit bardheblu dhe me sa është kuptuar ka marrë edhe pëlqimin e Ardian Memës për të qenë në skuadër si një alternativë për krahun e majtë të sulmit ku luan Greca, por në fund marrëveshja nuk është arritur, transmeton Gazeta Olle.

Në fakt, ka qenë presidenti Refik Halili ai që ka vënë veton dhe ka thënë jo për këtë afrim.

Halili e ka refuzuar futbollistin për shkak se ka qenë më parë lojtar i Partizanit dhe nga ana tjetër ka gjashtë muaj pa luajtur dhe kjo nuk ishte në të mirë të Tiranës.