Presidenti Hashim Thaçi i jep zemër ekipit të Kosovēs në Lojërat Olimpike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vizituar sot skitarin, Albin Tahiri. Thaçi ndodhet në Korenë e Jugut aty ky Albini do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në garat me ski.

“Në fshatin olimpik të Pyeongchangut, sot vizitova ekipin olimpik të Kosovës.

Skiatorit kosovar, Albin Tahirit, i urova suksese në garat që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme.

Vetë pjesëmarrja e tij dhe e Kosovës në Olimpiadë, është një fitore e madhe për shtetin tonë” shkruan Thaçi në Facebook.

auto_27751482_1814983135238704_6234045222863964774_n1518258704 auto_27654774_1814983141905370_8971708929894594503_n1518258702