Premtimi i Bylbyl Sokolit me Llapin

Bylbyl Sokoli u prezantua sot si trajner i ri i Llapit.

Trajneri i mirënjohur, që inkuadroi Ferizajn në Vala Superligë ka thënë se do të vazhdojë projektin e klubit llapjan.

“Do të vëzhdoj projektin që e kanë filluar presdienti Dumnica dhe drejtori Batatina. Me punë profesionale do të vazhdoj aty ku ka mbetur Tahir Batatina, sepse është një periudhë e sukseseshme. Unë shpresoj që me ambiciet që ka ky Bord do të kërkojmë që të nxjerrim maksimumin, do të mundohemi të korrim rezultate sa më të mirë”, tha Sokoli.

“Unë premtoj punë e angazhim maksimal të të gjithëve dhe jam i sigurt se me këtë kryesi të Llapit sukeset nuk do të mungojnë”, deklaroi Sokoli.

Marrëveshja e tij është njëvjeçare.