Premtimet e Krasniqit për ‘Gjimmat’

Mbrojtësi Besnik Krasniqi në dekadën e fundit ka lënë gjurmë me skuadrën e Prishtinës, duke fituar gjithçka me këtë ekip.

Luajti edhe në Shqipëri për Partizanin e Tiranës dhe Teutën nga Durrësi, kurse në këtë dimër u rikthye në Kosovë, jo te Prishtina por te Istogu.

“Istogu ishte shumë serioz në bisedime dhe më ofruan kushte shumë të mira. Janë ekip simpatik. Synimet janë që të mbesim në elitë dhe besoj se do t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Besnik Krasniqi për Gaztën ‘Olle’.

“Tifozëve ‘Gjimmat’ iu premtoj maksimumin tim në mënyrë që të realizojmë synimet që kemi”, përfundoi futbollisti nga Prishtina, Besnik Krasniqi.