Premio e çmendur nëse Anglia fiton Kupën e botës

Ekipi i “3 Luanëve” ka hyrë në bisedime me Federatën e Futbollit Anglez  rreth parave që ekipi do të fitojë, nëse mban një ecuri pozitive në Rusi verën e ardhshme.

Agjentët e lojtarëve dhe drejtues të lartë të federatës janë në përfundim të bisedimeve rreth një skeme bonusesh, ku sipas disa burimeve të besueshme, premio arrin deri në 5 milionë paund nëse Anglia fiton Kupën e Botës 2018.

anglia

Bonuset nuk do të jepen nëse Anglia nuk arrin të jetë të paktën ndër 16 ekipet finaliste. Lojtarët do të fitojnë gjithsej 1 milion paund për kokë, duke llogaritur ecurinë në fazën e grupeve dhe raundin e të 16-ave apo nëse arrijnë në fazat e tjera kualifikuese.

Ekipi nuk mundi të merrte asnjë premio në Botërorin 2014 në Brazil, pasi përfundoi në vendin e fundit në grupe nën urdhrat e Roi Hoxhson, shkruan VipSport.al