Premi e pabesueshme për futbollistët e Skënderbeut në rast të fitores ndaj Partizanit

Në “Elbasan Arena”, sonte Skënderbeu do të synojë të marrë fitoren e parë në grupin B të Europa League në një ndeshje shumë të ndierë për të gjithë shqiptarët pasi përballë, korçarëve do të jetë një skuadër serbe.

Por misioni nuk do të jetë aspak i lehtë për formacionin e Ilir Dajës.

Edhe pse Skënderbeu e ka treguar shpeshherë që forca e vërtetë e kësaj skuadre bazohet te grupi dhe jo tek individët e veçantë, mungesat e dy lojtarëve titullarë siç janë sulmuesi i krahut Enis Gavazaj dhe mesfushori i talentuar nga Mali, Bakary Nimaga, pritet të peshojnë.

Të dy lojtarët janë të dëmtuar ashtu si edhe sulmuesi çek Martin Nespor i cili ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të zhvilluar disa seanca terapie.

Skenderbeu

Ndërkohë presidenti, Ardjan Takaj, ka konfirmuar se edhe në këtë sfidë shpërblimi nuk ndryshon, raporton Super Sport.

Në rast fitoreje ndaj serbëve në xhepat e futbollistëve të Skënderbeut do të përfundojnë 100 mijë Euro.

Ndërsa në rast barazimi shpërblimi do të jetë 50 mijë.

Të gjithë jemi me shpresë që futbollistët s’do të dalin pa para nga ndeshja e sotme.

Sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit fillon prej orës 21:05.

Takimi luhet në Elbasan Arena.

skenderbeu

Skema do të jetë 4-3-3, ku Muzaka dhe Xhejms do të mbështesin Souenë në sulm. Në të majtë të mbrojtjes titullar do të jetë Mici.

Pas seancës së fundit stërvitore thuajse është zyrtarizuar formacioni i Skënderbeut për ndeshjen e sotme.

Sipas “Sport Ekspres”, Osmani është e  sigurt që do ta nisë nga stoli, ashtu si Sahiti.

Nimaga, Gavazaj dhe Nespor janë mungesat që tashmë dihen, ndërkohë edhe dje trajneri Daja ka qenë i dyzuar për krahun e majtë, por Mici ka më shumë shanse të jetë titullar.

ilir daja

Dje, në orën 20:00, skuadra korçare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, që ka pasur karakter taktik.

Në fillim stërvitja ishte me dyer të hapura dhe më pas nuk është lejuar askush, pasi stafi teknik ka praktikuar disa skema loje.

Korçarët mbërritën në mesditë në Elbasan dhe u akomoduan në hotel “Imperial”.

Skënderbeu luan sot me skemën 4-3-3.

Në portë është kapiteni Orges Shehi dhe para tij do të jenë Vangjeli, Radas, Jashanica dhe njëri mes Micit dhe Alitit, me të parin më të favorizuar për ta nisur nga minuta e parë.

Në mesfushë do të jetë treshja e përbërë nga Taku, Dita dhe Lilaj. Muzaka, Xhejms dhe Soue do të luajnë në sulm.

Skenderbeu

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut, 4-3-3

Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Taku, Dita, Lilaj – Muzaka, Soue, Xhejms.

Grupi B, sot, ora 21:05

Skënderbeu – Partizan i Beogradit

“Elbasan Arena”

Gjyqtarë: Daniel Stefanski, Marsin Boniek, David Igor Golis (Poloni)

Arbitër i 4-t: Kristof Mirmus (Poloni)

Prapa porte: Bartosh Frankovski, Zbigniev Dobrinin (Poloni)

elbasannn