Prekopuca në bisedime me disa skuadra

Mesfushori prishtinas Yll Prekopuca pas një gjashtë mujori shumë të keq me klubin e Ferizajt, ku u desh të largohet për shkak të kushteve shumë të këqija në këtë klub, ka filluar të mendoj për të ardhmen.

Ai ka disa oferta nga klubet e Superligës, por ende nuk ka vendosur. “Jam në bisedime me tri skuadra dhe besoj që brenda këtyre ditëve do të vendosi”, tha shkurt Prekopuca për Gazetaolle.com. Prekopuca ka luajtur për skuadra si KEK-un, Vëllaznimin, Hysin e Ferizajn.