Prekazi, trajneri i ri i Trepçës

Pas shumë përforcimeve, Trepça i ka dhënë fund edhe dilemës së trajnerit, duke arritur marrëveshje me teknikun mitrovicas, Rafet Prekazi.

Lajmi është konfirmuar nga burime të GazetaOlle.com brenda klubit ‘xehetar’, ndërsa zyrtarizimi nga Trepça pritet të bëhet nesër.

Me ardhjen e Prekazit dhe shumë futbollistëve tjerë, Trepça bëhet top-favoriti i Ligës së Parë për t’u kthyer në Superligë.