Prekazi: Titullin ia dedikoj Zotit dhe familjes, ky ishte futbollisti i ndeshjes sot!

Arbër Prekazi është ndër më meritorët e titullit kampion të Feronikelit.

Mbrojtësi mitrovicas ka bërë paraqitje shumë të mira këtë sezon dhe në fund mundi iu shpërblye me titullin kampion, përcjellë Gazeta Olle.

Ai e “shpalli” lojtarin e ndeshjes, ku duke folur në “Sports Show” vlerësoi në maksimum paraqitjen e Albert Dabiqajt.

“Sipas meje Dabiqaj ishte futbollisti i ndeshjes sot”, deklaroi Prekazi.

“Ai ka bërë paraqitje shumë të mirë, duke marrë 15 topa nga Khalid”.

“Kemi punuar shumë gjatë javës për të ndalë sulmuesin afrikan të Prishtinës, duke ditur fizikun e tij”.

E në Facebook, ai titullin ia kushtoi familjes.

“Puna , sakrifica dhe durimi gjithmonë shperblehen me suksese , faleminderit te madhit Zot per shendetin dhe sukseset .

Faleminderit familjes per mbeshtetjen e pa rezervë , faleminderit miq dhe dashamirë”, shkroi Prekazi. /Gazeta Olle/