Prekazi pas fitores së radhës: Krenar, koha po punon për Kosovën

Kosova U-21 ka shënuar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje kualifikuese për EURO 2021.

Djelmoshat e trajnerit Rafet Prekazi mposhtën 3:1 Turqinë në stadiumin Fadil Vokrri.

Arbenit Xhemajli, Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati shënuan golat për tanët.

“Jam shumë i lumtur me këtë fitore, përgëzoj lojtarët për një ndeshje fantastike të zhvilluar sot. E kam thënë edhe më herët dhe do ta them vazhdimisht që koha është duke punuar për futbollin e Kosovës”, deklaroi Prekazi.

“Më vjen mirë që kishte shumë tifozë të pranishëm, falënderoj Dardanët të cilët na dhanë një përkrahje të madhe gjatë gjithë ndeshjes”.

“Për një ekip që është pranuar që dy vite në UEFA, 7 gola për dy ndeshje mendoj që nuk janë pak”, shtoi ai. /Gazeta Olle/