Prekazi: Ky futbollist i Feronikelit e ka pagën 50 mijë euro!

Mbrojtësi i Feronikelit, Arber Prekazi, ka zbuluar një ndër futbollistët më të shtrenjtë në Kosovë.

Futbollisti nga Mitrovica ka thënë se mesfushori brazilian Jean Carioca paguhet 50 mijë euro në vit.

Jean Carioca erdhi në Drenas gjatë verës duke e lënë skuadrën e Kukësit në Shqipëri.

Përvoja e tij po i shërben shumë Feronikelit. Carioca ka luajtur për disa skuadra, përfshirë Tigres do Brasil, CRB, Potiguar, ABC FC, Tombense, Botafogo, Ponte Preta, Figueire, Skoda Xanth, Torreense, XV de Piracicaba, Alagoano, Treze, FK Kukësi dhe URT.

Atë e solli në ekip ish-trajneri i Niklit, Sulejman Starova.