Prekazi: Kjo është një katastrofë e madhe

Trajneri Rafet Prekazi ka thënë që Kosova do të ketë probleme të mëdha për ndeshjen me Gjermaninë.

Ai po ashtu theksoi që problemet e Kosovës nuk janë vetëm të natyrës futbollistike.

“Në Gjermani do të shkoj me vetëm tre mbrojtës, për shkak të kartonëve”, deklaroi Prekazi për “Supersport”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Kemi probleme të shumta, që nuk janë vetëm të natyrës futbollistike”.

“Për këtë arsye neve na duhen 4-5 vite për të formuar një skuadër me bazë të fortë”, shtoi ai.

Gjermani-Kosovë zhvillohet të martën, më 5 shtator.