‘Predha’ e javës shënohet nga Ruben Neves

Kanë përfunduar edhe tetë takimet e fundit të ditës së sotme në Ligën e Evropës.

E skuadra angleze, Wolverhampton ka fituar me rezultatin e lartë ndeshjen e parë 4:0 ndaj ekipit spanjoll, Espanyol, shkruan Gazeta Olle.

Por, vëmendja në këtë ndeshje ishte te goli i dytë i shënuar nga Neves.

Ky pasi pranon topin me gjoks, godet nga 30 metra, duke shënuar një super gol.

Wolverhampton, para ndeshjes së kthimit në Spanjë, pothuajse ka siguruar kalimin tutje, me rezultatin e arritur sot.