Prapaskena e pabesueshme e golit: Altik Muhaxhiri tregon çfarë i tha Ismet Munishi para kornerit

Ishte thjesht një ndeshje e radhës, por minutat shtesë sollën një skenë të cilën Altik Muhaxhiri nuk do ta harrojë kurrë.

Portieri i Vëllaznimit shënoi me kokë golin e barazimit, pas të cilit tifozët vendës u futën në fushë dhe sulmuan ekipin mysafir.

Në një prononcim për gazetën, Muhaxhiri zbuloi prapaskenën e madhe të golit të barazimit.

“Pasi u bë korner, ku e gjithë skuadra ishte në sulm, unë isha te gjysma e fushës. Trajneri Ismet më tha që të shkojë edhe unë në zonë. E dëgjova, shkova dhe shënova me kokë”, deklaroi Muhaxhiri për Gazetën Olle.

“E kisha një parandjenjë gjatë gjithë kohës se do të shënojmë gol në fund. Ishte një ndjenjë shumë e bukur”, shtoi ai.

I pyetur për incidentet që ndodhën në fund, Muhaxhiri nuk deshi t’i komentojë ato.

cats

Gazeta Olle ka bërë mbulim special të ndeshjes së ndërprerë në Prishtinë dhe më poshtë e keni rrjedhën kronologjike me atë që ndodhi në “Xhemajl Ibishi” dhe me deklaratat e akterëve pas sfidës:

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndryshuar vendimin, duke e regjistruar si të përfunduar në fushë ndeshjen Flamurtari-Vëllaznimi.

Fillimisht, FFK e regjistroi takimin si të ndërprerë.

Në tabelë, FFK e la Flamurtarin dhe Vëllaznimin në kuotën e 10 ndeshjeve.

Më poshtë e keni tabelën menjëherë pas ndërprerjes së takimit.

tabela

Megjithatë, ndërkohë ndeshja është regjistruar si e mbyllur në fushë.

Rezultati final është bërë 1:1, ndërsa Flamurtarit dhe Vëllaznimit iu është shtuar nga një ndeshje e rrjedhimisht nga një pikë.

Në foton e mëposhtme mund të shihni tabelën pas editimit.

1 tabela

Televizioni Tribuna Channel ka publikuar pamjet e ndërprerjes së ndeshjes Flamurtari-Vëllaznimi.

Ndërprerja erdhi si pasojë e futjes së tifozëve vendës në fushë, raporton Gazeta Olle.

Lojtarët e Flamurtarit iu kanë dalë në ndihmë ekipit mysafir, duke i mbrojtur nga tifozët.

VIDEON mund ta shihni duke klikuar këtu.

1cats23456789101113131520

Kapiteni i Vëllaznimit, Albutrint morina, ka folur për gazetën pas ndeshjes së ndërprerë ndaj Flamurtarit.

Ai thotë që gjithçka ka qenë korrekte deri në momentin e golit të gjakovarëve.

“Gjithçka ka qenë normale deri te goli i barazimit. Pastaj tifozët janë futur në fushë dhe na kanë sulmuar”, deklaroi Morina për Gazetën Olle.

“Semir Zeneli, Jeton Dushi dhe Granit Osmanollaj kanë pasur dëmtime më të rënda”.

“Momentalisht jemi të sigurtë. Tani situata është qetësuar”, shtoi ai.

vellaznimi gjakove albutrint morina

Flamurtari-VLL

Federata e Futbollit të Kosovës e ka regjistruar si të ndërprerë ndeshjen Flamurtari-Vëllaznimi.

Kjo shihet në tabelën pas përfundimit të sfidave.

Në tabelë, Flamurtari dhe Vëllaznimi kanë nga 10 ndeshje.

Pra, takimi i sotëm nuk është regjistruar si i përfunduar nga gjyqtari.

Një gjë e tillë vërtetohet në tabelën që gazeta ua sjellë më poshtë.

tabela

Tensione të mëdha në përfundimin e ndeshjes mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit.

Sfida u ndërpre te rezultati i barabartë, 1:1.

Pas golit në fund të Altik Muhaxhirit, disa prej tifozëve vendës janë futur në fushë.

Kjo ka krijuar kaos të madh në fushën e lojës.

Gjyqtari më pas e ka përfunduar ndeshjen.

Në anën tjetër, Gazeta Olle mëson se tifozët vendës kanë thyer edhe autobusin e Vëllaznimit.

Forcat policore kanë mbërritur në stadium nga të gjitha anët.

22711910_10155173253307903_851019923_o

Tensione kishte edhe gjatë lojës, pasi skuadrat kanë krijuar rivalitet të madh në vitet e fundit.

Ndryshe, Flamurtari kaloi në epërsi me Mërgim Boshnjakun.

Por, Altik Muhaxhiri barazoi në fund. /Gazeta Olle/

22690387_10155173231522903_1567263199_o