Pranohet edhe skitaria

Federata Skitare e Kosovës (FSK) është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS). FSK ka marrë 61 vota pro dhe 42 kundër, në Kongresin e mbajtur në Cancun të Meksikës.

Dhe, serbët i ka çartur ky lajm. Mediat serbe shkruajnë se Federata Skitare Serbe konsideron se me këtë rast është shkelur statuti i FIS-it.

Sidoqoftë, pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar e ka bërë të veten dhe Federatat sportive kosovare më pas janë pranuar një nga një.

Kosova nuk do të ketë të drejt vote, por kjo pak ka rëndësi.

Loading...