Shahu bën një ‘potez’ të madh

Federata e Shahut të Kosovës është pranuar ndërkombëtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Shahut. Pranimin e kësaj Federate e ka uruar ministri i Sportit, Kujtim Shala. Ministri i ka përgëzuar drejtuesit e Federatës dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të shahut kosovar, shkruan Zëri.

“Ky është edhe një hap i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar ministri Shala dhe ka shtuar se MKRS-ja do ta mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.

Viti 2015 ishte mjaft i bujshëm, sa i përket ndërkombëtarizimit të Federatave, gjë e cila po ndodh si rrjedhojë e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në atë Ndërkombëtar.